Rihanna ia beson setin fotografik talentit kosovar, Kushtrim Konushevci
Showbiz
April 09, 2024 - 19:14
Shumë sete fotografike kanë kaluar në duart e Kushtrim Konushevcit nga Prishtina.
Konushevci ka punuar me emra të njohur të skenës botërore të artit, por edhe me marka më të njohura si “Zara”, Adiddas” dhe revista si Vogue, Playboy, Cosmopolitan, GQ, Elle, Harper’s Bazaar e Marie Claire.
Prishtinasi me profesion “retouching”, ka bashkëpunuar së fundmi për fotosesionin e yllit botërorë Rihanna.
Ka qenë vet Konushevci ai i cili e ka ndarë këtë sukses me ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke publikuar edhe fotografi të Rihannës të cilat i ka punuar ai. /Zëri