“Çfarë misi mund të jesh ti, ti je misër maksimumi”, Egla në përballje plot ironi me Françeskën
Egla dhe Françeska patën një përballje që shpejt u transformua në një duel plot ironi, i cili thuajse kaloi në ofendime.
Egla tashmë e ka dëshmuar aftësinë e saj për të bërë lojë të fortë dhe për t’ia dalë gjithmonë në debate.
Nga ana tjetër, Françeska, e cila ka qenë miss në të kaluarën, nuk heziton ta përmend këtë detaj gjatë lojës.
Ndërsa njihet për fjalët e saj pikante dhe qesharake, Egla ironizon: Nuk je në “miss” këtu. Nuk është spektakli i miss-eve. Çfarë miss-i mund të jesh ti, ti je misër maksimumi. Ti mund të jesh vetëm ndonjë “popcorn”.
Françeska: Jam ulur kështu që të vij në nivelin tënd, se po të rrija në këmbë, jam shumë lart dhe nuk të shoh.
Egla: Po të ishe fëmija im, do të të çoja te murgeshat, të merrje pak edukatë.
Françeska: A je rob ti që i thua këto fjalë, ti je “loser” (dështak). E gjithë jeta jote është Big Brother.
Egla: Ti je embrion, ti s’je formuar akoma. Po të isha nëna jote do të të kisha çuar pikërisht atje që të merrje pak edukatë. Dhe nuk është një mallkim, shfleto libra, mëso më mirë.