Publikohet menyja 112 vjeçare e Titanikut, reagime të shumta në internet

Publikohet menyja 112 vjeçare e Titanikut, reagime të shumta në internet

Showbiz April 06, 2024 - 18:41

Një faqe e njohur në X me emrin Fascinating ka publikuar menynë e shërbyer në bordin e Titanikut, gjë që ka ngjallur reagime të shumta.

Fascinating ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale fotografi të menysë për pasagjerët e klasit të parë dhe të tretë të Titanikut, përcjell telegrafi.

Nëntë të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Sipas imazheve, menyja e klasit të parë përfshinte ushqime nga më të ndryshmet si mish viçi, patate të skuqura, karkaleca, proshutë, domate e djath, dhe njihej si “RMS Titanic”.

Ndërsa ajo e klasit të tretë përfshinte proshutë, vezë, bukë dhe gjalpë të freskët, çaj, kafe, patate të ziera dhe fruta.

“Menyja e klasit të parë të Titanikut kundër asaj të klasit të tretë, 14 prill 1912”, thuhet në mbishkrimin e postimit që shpejt u bë viral.

Ndryshe, Titaniku u fundos në ujërat e ftohta të Atlantikut të Veriut natën e 15 prillit të vitit 1912 pas përplasjes me një ajsberg.

Thuhet se fundosja e tij ka dërguar në vdekjen e 1,500 pasagjerëve. /telegrafi