Angelina Jolie akuza të forta ndaj Brad Pittit: Abuzoi fizikisht me mua dhe fëmijët

Angelina Jolie akuza të forta ndaj Brad Pittit: Abuzoi fizikisht me mua dhe fëmijët

Showbiz April 05, 2024 - 09:59

Angelina Jolie pretendon se ish- bashkëshorti i saj, Brad Pitt ishte i dhunshëm, duke e abuzuar fizikisht në vitin 2016, gjë që çoi në kërkesën e saj për divorc.

Si pjesë e betejës ligjore të vazhdueshme të ish-çiftit mbi kantinën e tyre franceze Château Miraval, më 4 prill ekipi ligjor i aktores paraqiti një peticion duke kërkuar publikimin e bisedave që ata thonë se provojnë se Pitt, 60 vjeç, nuk po e linte Jolie, 48 vjeç për ta shitur aksionet e saj në punishten e verës.

Në dosjen e re, avokatët e Jolie bëjnë pretendimin e mëposhtëm: ” Ndërsa historia e Jolie e abuzimit fizik nga Pitt filloi shumë përpara udhëtimit me avion të familjes në shtator 2016 nga Franca në Los Anxhelos, ai fluturim shënoi herën e parë që ai dhunoi fëmijët, duke detyruar Jolie të nisë procedurat e divorcit.

Sipas palës së Jolie, procesi gjyqësor nuk do të kishte ndodhur nëse Pitt do të kishte blerë aksionet e Jolie kur ajo bëri ofertën.

Por avokatët e Jolie pretendojnë se Pitt refuzoi marrëveshjen, pasi aktori kishte frikë se dokumentet e vulosura të përfshira në betejën e tyre të veçantë, shumëvjeçare të kujdestarisë mund të bëheshin publike.

Pitt nuk u akuzua kurrë pas një hetimi mbi akuzat për abuzim në fluturimin e 14 shtatorit 2016.

Pitt dhe Jolie, të cilët u divorcuan në vitin 2019, kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 22, Pax, 20, Zahara, 19, Shiloh, 17 dhe binjakët 15-vjeçarë Vivienne dhe Knox. /abcnews