E injoruan vazhdimisht, Egla Ceno largohet nga tavolina ku po qëndronte me Meritonin dhe Ilnisën
Ilnisa Agolli, Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno, ndodhen në "dhomën e bardhë" të Big Brother VIP Albania, ku do të qëndrojnë të izoluar deri të shtunën.
Publiku do vendosë për fatin e tre banorëve, kush prej tyre do të largohet dhe kush do vazhdojë garën.
Gjatë darkës, e ulur në të njëjtën tavolinë me Ilnisën dhe Meritonin, aktorja tentoi të fliste me Meritonin, por ky i fundit e injoronte, duke biseduar me Ilnisën dhe nuk i kthente përgjigje.
Ky gjest nuk i pëlqeu aspak Eglës, e cila u ngrit nga tavolina dhe u largua.
Pjesë nga biseda e tyre:
Egla: Meriton nuk të lë Ilnisa të më flasësh, se po flisje. Unë tentova të bëja timen, ju uroj natën e mirë.
Egla: Nëse kam faj publiku do më nxjerrë jashtë.
Ilnisa: Dhe ta uroj me shpirt. Atë që unë ndjej nuk kam në plan ta ndaj me ty.
Egla: E di që jeni të fortë sepse jeni të dy.
Ilnisa: Ti mendon se di më shumë sesa dimë ne.
Egla: Unë di se çfarë më di mendja.
Ilnisa: Mund të jesh e zonja me lojërat e fjalëve, por jo me mua. Me ata që peshkon dhe mundesh t’ia dalësh.
Egla: Nuk peshkoj njeri.