![Pas vendimit për t’i skualifikuar, Big Brother vendos që Ilnisa dhe Meritoni të qëndrojnë të izoluar](/uploads/zeri.info/images/2024/April/02/auto_couple1712094705.png)
Pas vendimit për t’i skualifikuar, Big Brother vendos që Ilnisa dhe Meritoni të qëndrojnë të izoluar
Showbiz
April 02, 2024 - 23:51
Pas vendimit të produksionit për përjashtimin e Meriton Mjekiqit si dhe Ilnisa Agollit, një mundësi e re iu është ofruar dyshes, që i kanë dhënë drama shtëpisë.
Vëllai i Madh, i dha mundësinë çiftit që Meritoni dhe Ilnisa ta vazhdojnë garën në një dhomë të izoluar, pra në dhomën e bardhë, derisa vendimi përfundimtar për ta do të merret të shtunën.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/02/auto_f1712094710.jpg)
Deri të shtunën, publiku do të votojë nëse duan ta rikthejnë dyshen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Me të mbërritur në dhomën e bardhë, çifti u takuan me Egla Cenon, e cila ka qenë e izoluar aty për 48 orë.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/April/02/auto_f11712094711.jpg)
Me të hyrë aty, filluan menjëherë provokimet e Meritonit kundrejt Eglës.