Meritoni dhe Ilnisa skualifikohen nga loja e Big Brother Albania

Meritoni dhe Ilnisa skualifikohen nga loja e Big Brother Albania

Showbiz April 02, 2024 - 23:15

Gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother Albania kishte arritur një zarf i zi për Meriton Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin.

Para pak minutash, në vendimin e vëllait të madh që e lexoi moderatori Ledion Liço, thuhej se ata janë të skualifikuar nga loja e Big Brother Albania, raporton Zeri.info.

Ky vendim ka ardhur si pasojë e veprimeve të tyre të përndjekjes në 72 orët e fundit.

Mirëpo, Meritoni dhe Ilnisa akoma nuk janë larguar nga shtëpia, ata po qëndrojnë në një dhomë dhe pas pak do të mësohet se çfarë do të ndodhë me ata të dy. /Zëri