Vdes babai i Sarës, Artur Gjordeni
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni, ka bërë të ditur se babai i saj, Artur Gjordeni ka ndërruar jetë pas një sëmundje të gjatë, për të cilën tha se ishte e pashërueshme.
Sara e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në InstaStory në llogarinë e saj zyrtare.
“Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi parikuperushëm i stomakut dhe mëlçisë”, shkroi ish-banorja për babanë e saj të ndjerë.
Reagimi i kësaj të fundit, erdhi pas raportimeve të shumta nga mediet vendore.
Siç edhe është raportuar, Sara ka pasur një raport të krisur me babanë e saj tashmë të ndjerë, gjë të cilën e ka konfirmuar disa herë.
Ajo madje edhe tani ka specifikuar se prej 27 vjetësh, ai nuk ka bërë asnjë përpjekje të jetë pranë saj.
Ndryshe, vlen të theksohet se prindërit e Sara Gjordenit janë divorcuar vite më parë.