Fotografitë kanë bërë xhiro në internet, zbulohet se nga kush shoqërohej Egla Ceno në rrugët e Tiranës
Egla Ceno ka qenë personazhi më i përfolur, ditëve të fundit në spektaklin Big Brother VIP Albania.
Kjo pas vendimit që mori produksioni për ta skualifikuar nga gara dhe vetëm pas kësaj u la të nënkuptohej se në fakt, ishte një lojë dhe aktorja nuk ishte larguar me të vërtetë.
Por, konfuz ishte fakti se banorja ishte pikasur së fundmi në rrugët e Tiranës, duke lënë mëdyshje edhe më tej për statusin e saj që do ta ketë në spektaklin e BBVA-së.
Tani, u bë e ditur nga ekspertja Malvina Duraku e cila e ftuar gjatë një emisioni në Top Channel, theksoi se Egla ka qenë e shoqëruar nga stafi i produksionit, duke folur për pamjet e fundit që po bëjnë xhiron.
“Me aq sa jam në dijeni unë, sipas informacioneve, Egla këtu ka qenë e shoqëruar me stafin e produksionit. Dhe mendoj se do të jetë një rikthim i saj që nuk do të jetë kaq i thjeshtë”, deklaroi Duraku.
Ndryshe, ende nuk dihet se cili është vendimi përfundimtar për banoren Egla Ceno, por e vërteta do të bëhet e ditur në Prime-in e së martës.
Imazhet që kapën prezencën e saj rrugëve të Tiranës zgjuan kureshtjen e shumë njerëzve, përderisa thuhet se dikush ishte i gatshëm të paguante 2,000 euro për këto imazhe.