E gjitha lojë? Sin Boy me reagim për videon që u bë virale, ku shihej duke u rrahur nga persona të maskuar

E gjitha lojë? Sin Boy me reagim për videon që u bë virale, ku shihej duke u rrahur nga persona të maskuar

Showbiz April 01, 2024 - 10:10

Reperi me prejardhje shqiptare, Sin Boy, pak ditë më parë ka rënë pre e një sulmi fizik nga persona të maskuar.

Kjo ndodhi ndërsa ishte në një transmetim live në rrjetin social TikTok.

Incidenti gjithashtu u pa të ishte zhvilluar në një sallon flokësh në Athinë, ku edhe reperi jeton.

Në lidhje me këtë që bëri bujë të madhe e u bë virale në internet, artisti nga Berati ka dhënë një shpjegim.

Ai thotë se e gjitha ishte një lojë pasi është në luftë me tregun e Greqisë.

I njëjti u bën thirrje ndjekësve që të mos besojnë ato që shohin nëpër rrjete sociale.

Reagimi i plotë i Sin Boy:

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve, jam duke e bërë këtë video për herë të parë duke folur shqip se gjithmonë jam duke folur greqisht dhe nuk e kuptoni tripin tim. Për atë po e bëj këtë video për me shpjegu për herë të parë dhe ndoshta e fundit që do e bëj këtë. Kam me thënë që një herë keni besuar për mua që nuk di të flas shqip, një herë keni besuar që unë jam drogagji, një herë keni besuar që kam vdekur dhe jam ringjallur, një herë keni besuar që më kanë rrahur, keni besuar që s’po di edhe unë çfarë.

Ajo që desha të them është kjo që po shihni në internet, nuk jam unë Sin Boy, është një lojë që jam duke bërë me tregun e Greqisë.

Unë jam në luftë me tregun e Greqisë, nuk kam shokë këtu, jam unë dhe të gjithë grekët.

Ju nuk ma kuptoni tripin, ama kompanitë që janë kundër ajo që bëjnë që me eliminu një artist është me ja prish imazhin. Edhe kam përjetuar, ma prishën imazhin se kam luftuar vetë.

Tani është hera e dytë, kësaj radhe kam vendosur vetë, kur i bëj të gjitha, atëherë nuk mundet të ma prish imazhin askush. Unë futem në internet, për të bërë para për të ushqyer familjen time. As nuk dalë për të treguar që kam para e as që jam dikushi. Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit. Unë e di kush jam, më mirë se grekët.

Edhe ai që jam, me familjen time, jo ai që jam në internet. Familja ime më respekton në maksimum, shokët e mi më respektojnë në maksimum. Mos besoni çfarë shihni në internet, interneti është vetëm një lojë dhe këtë lojë do ta fitojë në fund.

Do ta shihni.

@sination4life

 

ë original sound - Sin Boy