Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Showbiz March 27, 2024 - 00:04

Në një ndër mbrëmjet më të emocionuara të “Big Brother VIP Albania 3”, publiku u detyrua të përshëndesë një tjetër konkurrente.

Gazetarja e njohur, Ledjona Xheladinaj, u eliminua nga shtëpia e famshme pasi ra në televotimin javor të spektaklit.

Ledjona përballi sfidën e votimit kundër katër konkurrentëve të tjerë të nominuar: Ilnisës, Eglës, Heidit dhe Jetmirit.

Përfundimisht, ajo doli të jetë më pak e votuara nga publiku, duke i dhënë fund rrugëtimin e saj të mbushur me debate, qeshje dhe momente mbresëlënëse brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjatë kohës që kaloi në shtëpi, Ledjona shfaqej si një personazh që nuk ngurron të shpreh mendimet e saj, e cila ndonjëherë shkaktonte përplasje, por edhe momente të ndërlikuara dhe diskutime konstruktive.

Si gazetare, ajo solli një perspektivë ndryshe në shtëpi dhe është njohur për qëndrime të forta dhe një personalitet që shkëlqente në çdo aktivitet të shtëpisë.