Cillian Murphy jep një lajm të hidhur për fansat e “Peaky Blinders”

Cillian Murphy jep një lajm të hidhur për fansat e “Peaky Blinders”

Showbiz March 12, 2024 - 12:51

Cillian Murphy festoi një nga shtatë çmimet e Oscar për “Oppenheimer”, por solli një lajm të keq për fansat e hitit të BBC-së, “Peaky Blinders”.

Murphy, i pari fitues i ‘aktorit më të mirë’ i lindur në Irlandë, tha që nuk do të kthehej kurrë më në rolin e Tommy Shelby.

I pyetur pas ceremonisë nëse ishte i lumtur që doli në pension Tommy, të cilin e portretizoi nga viti 2013 deri në 2022, ai tha: “Më pëlqente ta luaja atë”.

“Unë me të vërtetë nuk jam sentimental për punën. Më duket sikur gjëja tjetër është gjëja më emocionuese. Dhe dua të them, ishte një periudhë dhjetëvjeçare në jetën time, kështu që është domethënëse, por gjithmonë ndjej, le të vazhdojmë të ecim përpara”, shton aktori.

“Oppenheimer” ndërkohë fitoi çmimin për ‘filmin më të mirë’ dhe Christopher Nolan, 53 vjeç, i lindur në Londër, u emërua ‘regjisori më i mirë’ për filmin, të cilin gruaja e tij Emma Thomas, 52 vjeçe, ishte bashkë-prodhuese.

Murphy festoi deri në orët e vona të natës me ekipin e “Oppenheimer”, duke përfshirë bashkë-yllin, Emily Blunt , 41 vjeçe.

Nga ana tjetër, zhgënjimi më i madh erdhi nga “Barbie”, filmi më i shikuar i vitit të kaluar, i cili nga tetë nominime, ka fituar vetëm një çmim. /Telegrafi

Image