Gold Ag me fjalë prekëse për vdekjen e aktivistit nga Vushtrria: Na mbet iftari këtë vit pa e hongër

Gold Ag me fjalë prekëse për vdekjen e aktivistit nga Vushtrria: Na mbet iftari këtë vit pa e hongër

Showbiz March 12, 2024 - 12:09

Humanisti dhe aktivisti vushtrrias Mentor Merovci ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi pasditen e djeshme në Vushtrri.

Këngëtari Arian Agushi, i njohur me emrin artistik Gold Ag, duket se ka pasur miqësi të mirë me tashmë të ndjerin Merovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur tejet i prekur dhe i mërzitur për humbjen e tij, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Allahu të mëshiroftë o vllau jem Mentor Vallahi u mërzita nga ky lajm, po ne të Allahut jemi e te Ai do të kthehemi.Na mbet iftari këtë vit pa e hongër, por lus Zotin që ti aq shumë e besove që të shpërblej me të mirat e Tij në Xhenetin Firdeus, shkruan ai.

Lajm i randë për nusen tënde e fëmijët, për axhën Fehmi e tetën Nebehat, për Shqipen e për Arsimin.Allahu ua shtoftë sabrin e ty Allahu të faltë me mëshirën e Tij në këtë muaj të mëshirës.