John Cena lakuriq në skenën e “Oscars”, për të prezantuar çmimin e “Kostumografisë më të mirë”
John Cena u shfaq gati lakuriq në skenën e “Oscars 2024”, duke kujtuar një nga momentet më të çmendura në historinë e Akademisë së Filmit kur një burrë lakuriq vrapoi në skenë në çm imet “Oscars 1974”.
Kjo ndodhi në kulmin e modës së ’70-ve të “streaking”, kur njerëz të zhveshur ndërhynin shpesh në ngjarje publike, shkruan Variety.
Ai u shfaq në skenë për të shpallur fituesin e çmimit “Kostumografia më e mirë”, dhe si për ironi u shfaq lakuriq në skenë.
“Kostumet janë shumë të rëndësishme”, tha ai, edhe pse ishte i zhveshur i gjithi.
Cena është lidhur me “Oscars” këtë vit falë rolit të tij në filmin “Barbie”, i cili është nominuar për tetë çmime akademie.
Ai zbuloi në “The Howard Stern Show” disa javë përpara “Oscars” se një agjenci i kishte këshilluar të mos paraqitej në “Barbie” në një rol episodik.