“Mami po shkojmë ne Hollywood”, Freskim Rama pas suksesit në “American Idol” – Djaloshi nga Kosova tashmë ka kapur miliona klikime

“Mami po shkojmë ne Hollywood”, Freskim Rama pas suksesit në “American Idol” – Djaloshi nga Kosova tashmë ka kapur miliona klikime

Showbiz March 03, 2024 - 16:56

Freskim Rama, tashmë i njohur si Kimi, ka nisur rrugëtimin e tij drejt Hollywood-it.

Kimi i cili arriti të rrëmbejë tre ‘PO’ në audicionin e tij për “American Idol”, ka bërë jehonë të madhe me paraqitjen e tij shumë të veçantë në këtë spektakël.

“Emri im është Kimi, jam 25-vjeçar, unë jam një shqiptar nga Kosova, por jetoj në Brooklyn” – ishte prezentimi i parë që bëri për veten Kimi.

“Unë dua të këndoj këngën “Heal” nga Tom Odell, dhe dua që njerëzit ta dinë që pa marrë parasysh se nga vini, ju mund t’ia dilni gjithmonë në jetë” – u shpreh Kimi para se t’ia fillonte performancës së tij, e cila nuk mbaron me kaq. Pasi tregon që ai këndoi për nënën e tij, Kimit i kërkohet ta telefonojë atë. Me këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime”, ai përfundon audicionin, teksa nëna e tij e dëgjonte përmes telefonit.

Në një postim që ka ndarë Kimi në rrjetin e tij në Instagram, ka shkruar: “Mama po shkojmë në Hollywood! Faleminderit American Idol që ma bëtë ëndrrën time të artë”, ku më pas edhe i ka falënderuar edhe anëtarët e jurisë Lionel Richie, Katy Perry dhe Luke Bryan.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kimi (@urboykimi)

As reagimet nga artistët shqiptarë nuk kanë munguar, të cilën nuk hezituan të shprehnin përkrahje ndaj Kimit, në po të njëjtin postim.

Përveç kësaj, Kimi përmes një videoje në TikTok, tregon edhe mbështetjen e Lionel Richie-t, i cili bëri një postim të veçantë në llogarinë e tij në Facebook, për audicionin e Kimit, ku ai shkroi “Audicioni i përzemërt nga Kimi zemërthyer”.

Për djaloshin nga Kosova përkrahja ishte mjaft e madhe jo vetëm nga mediat shqiptare, por edhe ndjekësit dhe artistët shqiptarë, të cilët nuk ngurruan të shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale videon me paraqitjen e tij.

Në kanalet zyrtare të American Idol në Facebook, YouTube, TikTok e Instagram – tashmë video e Freskimit ka arritur mbi 2 milionë shikime në 24 orët e para.