Humb betejën me kancerin, këngëtarja virale në TikTok vdes në moshën 31-vjeçare

Humb betejën me kancerin, këngëtarja virale në TikTok vdes në moshën 31-vjeçare

Showbiz March 01, 2024 - 10:08

E njohur me emrin e saj artistik Cat Janice, këngëtarja 31-vjeçare dhe nënë e një djali 7-vjeçar, ka vdekur pas një beteje me kancerin.

Familja e saj i ka dhënë lamtumirën me një postim në llogarinë e saj në Instagram, duke kujtuar se cila ishte dëshira e saj e fundit: “Që këngët e saj dhe të ardhurat prej tyre të bëhen trashëgimia që do të mbështesë financiarisht djalin që lë pas”.

“Këtë mëngjes, nga shtëpia e saj e fëmijërisë, e rrethuar nga familja e saj e dashur, Katerina kaloi paqësisht në dritën dhe dashurinë e krijuesit të saj qiellor. Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për dashurinë që Katerina dhe familja jonë kanë marrë gjatë muajve të fundit. Cat e pa muzikën e saj të arrinte në vende që nuk e priste kurrë dhe tani prehet në paqe duke e ditur se ju do të vazhdoni të kujdeseni për djalin e saj përmes muzikës së saj. Kjo nuk është e mundur pa ty”, kanë shkruar familjarët e saj duke njoftuar vdekjen e 31-vjeçares. /abcnews