Cher dhe i dashuri i saj 40-vjet më i ri vishen njëjtë në Javën e Modës në Paris
Cher dhe i dashuri i saj, Alexander Edwards, morën vëmendje me veshjet e njëjta në shfaqjen e Balmain F/W24 gjatë Javës së Modës në Paris të mërkurën.
Këngëtarja ikonike, në moshën 77-vjeçare, dukej elegante me xhinse blu dhe një korse të zezë që nxirrte në pah belin e saj të hollë.
Për të plotësuar veshjen e saj, Cher zgjodhi çizmet e zeza me taka prej lëkure dhe një xhaketë të zezë.
Për grimin e saj, zgjodhi një pamje delikate që ia theksonte bukurinë, e kompletuar me një buzëkuq rozë që tregonte buzëqeshjen e saj rrezatuese.
Alexander, 38 vjeç, pasqyroi stilin e Cher-it duke veshur gjithashtu xhinse blu me prerje të gjerë.
I njëjti gjithashtu e kompletoi dukjen me një xhaketë të zezë.
Paraqitja e çiftit në eventin e modës shënon një kapitull të lumtur në marrëdhënien e tyre pas pajtimit të tyre në shtator, pas thashethemeve për një ndarje në maj.
Romanca e tyre ra për herë të parë në sy të publikut gjatë Javës së Modës në Paris në vitin 2022, dhe më vonë ata u panë të kapur për dore në Craigs në fillim të nëntorit të të njëjtit vit. /telegrafi