Drenusha Latifi zbulon fotografitë që dëshmojnë dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti
Ish-misi dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka tronditur opinionin me rrëfimet e saj së fundmi lidhur me dhunën fizike të ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj gjatë kohës që ishin bashkë.
E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo së fundmi ka zbuluar edhe fotografitë e dhunës, të cilat janë sa të tmerrshme, aq edhe shqetësuese për t’u parë, duke qenë se demonstrohet rrahja brutale e ushtruar nga ish-partneri i saj, Atilla Kardesh.
Fotografitë ajo i ka zbulua gjatë një intervistë të dytë për emisionin “Kosova Today”, ku shikuesit kanë ngelur të shtangur me pamjet që ajo i ka bërë publike.
Këngëtarja e hitit të dikurshëm “Pasoja dashurie” ka theksuar se disa këto imazhe janë realizuar në Sarandë gjatë pushimeve, kur ai e kishte rrahur një ditë parë ditëlindjes së vajzës.
Gjersa disa të tjera janë realizuar në ditën kur ish-burri kishte tentuar të merrte një kredi në emër të saj, por banka nuk ia kishte aprovuar dhe i gjithë mllefi i tij ishte shprehur mbi bashkëshorten.
Drenusha përndryshe ka qëndruar e martuar me Atillan për afro tetë vjet dhe bashkërisht kanë jetuar me dy fëmijët e tyre, Ynwan dhe Zakun në Suedi.
Ajo tani është kthyer në Kosovë dhe te familja e saj, ku edhe institucionet e vendit i kanë dhënë urdhër mbrojtje nga ish-bashkëshorti.