Heidi në mes dy zjarreve: Debatet e shumta nxitur nga raporti i saj me Julin dhe Romeon
Heidi, e cila është e lidhur me Romeon brenda shtëpisë së BBVA, por edhe ka një miqësi shumë të mirë me Julin, sonte (e shtunë) gjatë spektaklit u shpreh për raportin që ka me të dy djemtë.
“Nuk është se e kam ndier veten mes dy zjarreve. Doja të kuptoja çfarë po ndodh mes dy djemve. Unë mendo se të dy kanë pozicionet e tyre këtu brenda. Romeon nuk e ka lënduar qëndrimi im. Debatet që kemi patur, ne kanë patur fokus tjetër. Unë deri tani arrij t’i ndaj gjërat. Njëri është i zemrës, tjetri mik i mirë. Unë me Julin kemi bërë humor bashkë, Nuk është se kemi folur aq shumë. Kuptohemi me sy, më pëlqen humori. Kam simpati për Julin. Unë ulem përballë Romeos sepse dua ta shoh në sy, ne kuptohemi me sy, prandaj nuk ulemi pranë njëri-tjetrit. ”- tha Heidi.
Ndërsa Rike shprehet: “Heidi më ka thënë gjithmonë pse nuk pozicionohesh. Ajo nuk po merr pozicionim për vete. Në rast se ke ndjenja, duhet të vendosësh partnerin tënd të parin. Ajo nuk duhet të ketë dyshime fare.”
“Kur nuk po e kërkoj unë pozicionimin pse ju bezdis juve të tjerëve?” thotë – Romeo.
“A e bën çdo gjë me ndjenja ti, këtu pse nuk po ecin ndjenjat?” – Rike.
“Kur nuk ndikoj unë, kur nuk flas unë për vetën, asnjë nga këta nuk ka të drejtë të flasë. Atë mbrëmje unë nuk e kam parë fare. Juli ka thënë ‘Heidi pa nga mua’. Juli ishte brenda në pyetje, edhe unë dhe ai.”- tha Romeo.