Ramush Haradinaj publikon një fotografi krah bashkëshortes në Ditën e të Dashuruarve
Showbiz
February 14, 2024 - 23:58
Ditën e sotme (14 shkurt) shënohet Dita e të Dashuruarve apo Shën Valentini.
Është dita kur njerëzit shfaqin dashurinë e tyre për një person tjetër në forma të ndryshme.
E në këtë ditë një gjë të tillë e kanë bërë edhe të famshmit shqiptarë.
Së fundmi ka qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, që ka ndarë një imazh përkrah bashkëshortes së tij, Anita Muçaj – Haradinajt.
Dyshja po shijojnë një mbrëmje të mirë në një nga vendet më luksoze të Prishtinës.
Ai nuk ka bërë ndonjë përshkrim, përveçse ka vendosur një ’emoji’ të zemrës së kuqe.
Të njëjtit janë bashkë që shumë vite dhe kanë tre fëmijë.