Edhe pse ndodhet në “Big Brother”, Bardhit i publikohet kënga e re “Tradhtare”

Edhe pse ndodhet në “Big Brother”, Bardhit i publikohet kënga e re “Tradhtare”

Showbiz February 14, 2024 - 22:44

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e re.

Edhe pse aktualisht ndodhet në Big Brother VIP Albania 3, ai vjen me “Tradhtare” për Shën Valentin.

Duket se klipi është realizuar më parë, përpara hyrjes së tij në këtë reality shou.

Teksti dhe melodia është realizuar nga vet këngëtari me ‘beat’ nga LNF8.

Bardhi në ndërkohë po pëlqehet mjaft shumë për lojën e tij brenda formatit.

Ai ka nisur edhe një lidhje dashurie me modelen Sara Gjordeni.