Debat me tone të larta, Graciano Julit: Nuk dua të jem shqiptar që rrah gratë

Debat me tone të larta, Graciano Julit: Nuk dua të jem shqiptar që rrah gratë

Showbiz February 14, 2024 - 18:28

Graciano Tagani dhe Julian Deda janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Ata prej disa ditësh i kanë lëshuar fjalë njëri-tjetrit, e herë pas here duke kaluar edhe në ofendime.

“Je danez apo shqiptar”, iu drejtua aktori i njohur, balerinit.

“Jam shqiptar, por jo ai shqiptari që ka rrahur gratë nuk dua të jem unë”, iu përgjigj valltari.

Kjo më pas bëri që të reagonte edhe më ashpër Juliani, me fjalët: “Artist shqiptar dhe djalë pis, je fundërrinë. Je një pusetë e kësaj shoqërie”.

Graciano që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka pasur disa probleme me banorët e tjerë.

I njëjti këto ditë pati një përplasje të madhe edhe me aktorin Romeo Veshaj.