“Rock and Roll Hall of Fame 2024”, publikohet lista e kandidaturave

“Rock and Roll Hall of Fame 2024”, publikohet lista e kandidaturave

Showbiz February 13, 2024 - 11:18

Janë shpallur emrat e 15 kandidatëve që konkurrojnë për një vend në “Rock and Roll Hall of Fame” për vitin 2024.

Mariah Carey, Cher, Ozzy Osbourne, Peter Frampton janë ndër artistët në listë për herë të parë, së bashku me Sinead O’Connor e cila vdiq korrikun e kaluar në moshën 56-vjeçare.

Gjithashtu Foreigner, Kool & the Gang, Oasis së bashku me Lenny Kravitz dhe Sade.

Është nominimi i dytë për Mary J. Blige, Eric B. & Rakim, Jane’s Addiction dhe Dave Matthews Band, dhe hera e tretë për grupin rap të Queens A Tribe Called Quest për të përfunduar listën. /abcnews