![“Femrat e këtij ‘Big Brother’ janë më të fortat”, Olta Gixhari i përgjigjet Ledion Liços](/uploads/zeri.info/images/2024/February/12/auto_-800-0-0099b11413d75cd0596d4d3405ad91d51707732852.jpg)
“Femrat e këtij ‘Big Brother’ janë më të fortat”, Olta Gixhari i përgjigjet Ledion Liços
Showbiz
February 12, 2024 - 11:13
Gjatë spektaklit të së shtunës të “Big Brother Vip Albania”, Ledion Liço tha se femrat e këtij “Big Brother-i” janë më të fortat e çdo sezoni më parë.
Për këtë deklaratë të prezantuesit, ka ardhur një reagim nga ish-banorja dhe një nga konkurrentet më të forta të BBVA2, Olta Gixhari.
Postimin ajo e ka shoqëruar me shkrimin: “Ledion, ne nuk jetojmë në ashenser, të dëgjojmë”, me shaka duke rikthyer në vëmendje momentin e Meri Shehut që ashensorit i thoshte “ashenser”.
Olta Gixhari mbahet mend si lojtare shumë e fortë që u bëri ballë shumë debateve e sfidave të ndryshme brenda shtëpisë, në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2024/February/12/auto_olta1707732856.jpg)