Edona u shpreh se ia bleu i ati fitoren, por Shqipja mendon ndryshe për Lumbardhin

Edona u shpreh se ia bleu i ati fitoren, por Shqipja mendon ndryshe për Lumbardhin

Showbiz February 09, 2024 - 16:45

Teksa kanë kaluar një javë që nga mbarimi i spektalit “BBVK2”, spekulimet kanë vazhduar mbi fitoren e Lumbardhit.

Edona James duket se ende nuk po e “përtyp”, faktin që Big Brother Vip Kosova2, u fitua nga Lumbardh Salihu, derisa banorët e tjerë e kanë përshëndetur këtë vendim të publikut, shkruan Zeri.info.

Ditë më parë Edona ishte e ftuar në një emision, ku u shpreh se fitorja e Lumbardhit nuk ishte aspak e merituar dhe se ishte e blerë nga babai i tij.

Mirëpo finalistja e tretë, Shqipe Hysenaj duket se mendon ndryshe, pasi ka postuar një video me momente brenda shtëpisë me Lumbardhin.

Pavarësisht marëdhënies së saj me Edonen, Shqipja nuk i ka fshehur komentet pozitive për Lumbardhin. /Zëri

Image