“I ka ba rrush e kumlla”: Jimmy Kimmel lexon disa fjalë në shqip, ku ishte e ftuar Dua Lipa

“I ka ba rrush e kumlla”: Jimmy Kimmel lexon disa fjalë në shqip, ku ishte e ftuar Dua Lipa

Showbiz February 09, 2024 - 09:34

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”.

Gjatë transmetimit të emisionit, moderatori i njohur Jimmy Kimmel kishte zgjedhur disa shprehje në gjuhën shqipe, të cilat i ka shqiptuar në shqip e më pas Dua Lipa i ka përkthyer në gjuhën angleze, ku dhe ka sqaruar kuptimin e tyre.

Shprehjet që ai i lexoi ishin: “I ka ba rrush e kumlla”, “E kish një drrasë mangi”, “Sa për sy e faqe”, “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”.

Sipas Duas, këto shprehje janë pak të vrazhda, por edhe komike, sepse edhe publiku ka qenë aktiv, derisa Dua shpesh është sfiduar me gjuhën shqipe në emisionet televizive. /Zëri