Reperi Buta bëhet baba për herë të parë

Reperi Buta bëhet baba për herë të parë

Showbiz February 06, 2024 - 14:56

Reperi nga Ferizaj, Betim Januzaj, i njohur me emrin artistik Buta, ka ndarë sot me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram, një lajm të gëzueshëm.

Buta përmes një postimi në InstaStory, ka bërë të ditur se është bërë baba për herë të parë, teksa edhe ka ndarë foton e vogëlushes.

“Our babygirl” (vogëlushja jonë) ka shkruar artisti, ku dhe krahas fotos ka treguar që vajzën e tij e ka quajtur Irina.

Buta dhe Fjolla kanë qenë në lidhje për pesë vite ku janë martuar para tre vjetësh, ndërsa tani janë bërë edhe prindër të një vajze.

Kujtojmë se Buta për një kohë ka qenë jashtë linjës së muzikës. /Zëri

Image