Pas Kim Kardashian, kosovari punon edhe fotografitë e Messit

Pas Kim Kardashian, kosovari punon edhe fotografitë e Messit

Showbiz February 03, 2024 - 09:44

Emra të njohur të artistëve ndërkombëtarë e shumë revistave me nam, janë pjesë e punës së kosovarit, Kushtrim Konushevci.

Konushevci i cili me profesion është “retouching”, kohë më parë ka punuar edhe për fotosesionin e koleksioneve të brendeve të njohura të veshjeve “Zara”, fotosesionin e Kim Kardashian, por edhe për filmin e suksesshëm “Barbie”.

Së fundmi, fal talentit të tij, ai ka vazhduar me një brend të njohur, siç është “Adiddas”, i cili për imazh të koleksionit të fundit ka futbollistin e njohur Lionel Messi, e fotografitë e të cilit kanë kaluar nga duart e kosovarit për “retouching” para se të marrin vulën e publikimit, shkruan Zeri.info.

Pjesë të punës së tij gjatë vitit të kaluar janë edhe bashkëpunimet për revista prestigjioze të modës si Vogue, GQ, Bazzaar, PlayBoy, TheHollywoodReporter dhe shumë të tjera. /Zëri