Këngëtarja me origjinë nga Kosova në garë për të përfaqësuar Kroacinë në Eurovision

Këngëtarja me origjinë nga Kosova në garë për të përfaqësuar Kroacinë në Eurovision

Showbiz February 03, 2024 - 09:46

Ndonëse Kosova akoma nuk është pranuar në Eurovision, çdo vit artistë me prejardhje nga vendi ynë po janë prezent në mënyra të ndryshme në skenën e festivalit evropian.

Këtë vit është Marcela Oroshi,e cila jeton në Koraci dhe ka origjinë nga Kosova, ndërsa ëshë në garë për të përfaqësuar shtetin kroat në Eurovision i cili këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja "Eurovision Kosova" të cilët kanë publikuar edhe këngën me të cilën Marcela është në finalen e festivalit kroat "Dora", ku fituesi merr edhe biletën për të përfaqësuar shtetin kroat në festivalin evropian.

Festivali kroat “Dora”, mbahet në javën e fundit të shkurtit kur edhe do të kuptohet se kush do të përfaqësojë Kroacinë në Eurovision këtë vit. /Zëri