Nëna e Rita Orës prezanton gazeta që shiten në Londër: Në Kosovë a ka gazeta? Ndihmoni ata që s’e përdorin internetin

Nëna e Rita Orës prezanton gazeta që shiten në Londër: Në Kosovë a ka gazeta? Ndihmoni ata që s’e përdorin internetin

Showbiz February 02, 2024 - 13:06

Nëna e këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, Vera Sahatçiu – Ora, është bërë nganjëherë po aq e famshme dhe e përfolur në media sa edhe e bija.

Së fundmi, psikiatrja e NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar), ka ngritur një pyetje shumë interesante që lidhet me vendlindjen e tyre, Kosovën.

Teksa ka prezantuar përmes një videoje në InstaStory, një raft me gazeta të përditshme që shiten në Londër, Vera ka pyetur se “Në Kosovë a ka gazeta?”.

“Ndihmoni ata që nuk e përdorin internetin”, ka shkruar tutje nëna e artistes së famshme, duke adresuar kështu rëndësinë që ka gazeta e shtypur në një vend.

Fatkeqësisht, Kosova aktualisht mbetet shteti i vetëm në rajon pa as edhe një gazetë ditore në formatin e shtypur.

Kjo situatë është që nga pandemia COVID-19, ku edhe u shuan gazetat e fundit që botoheshin në formatin e printuar deri në atë kohë. /telegrafi

Image

Image