Filmi “Argylle”, ku luan Dua Lipa, cilësohet si një nga filmat më të këqij të realizuar ndonjëherë

Filmi “Argylle”, ku luan Dua Lipa, cilësohet si një nga filmat më të këqij të realizuar ndonjëherë

Showbiz February 01, 2024 - 17:57

Filmi "Argylle", i realizuar nga regjisori i madh Matthew Vaughn Argylle, i krijuar për të nisur një seri të re spiunazhi është kritikuar si një nga filmat më të këqij të realizuar ndonjëherë, i cili kap një buxhet prej 200 milionë dollarë.

Filmi, i cili ka një kastë të mbushur me yje, duke përfshirë Bryce Dallas Howard, Dua Lipa, Henry Cavill dhe Samuel L. Jackson, i cili i kushtoi Apple Original Films 200 milion dollarë, është komentuar këtë të mërkurë duke mos marrë komente pozitive, shkruan Zeri.info.

Filmi është i bazuar në një libër të botuar së fundmi me të njëjtin emër i cili ndjek romancieren introverte spiune të quajtur Elly Conway e luajtur nga Howard e cila tërhiqet në botën "reale" të spiunazhit kur komplotet e librave të saj afrohen paksa shumë me aktivitetet e një sindikate të keqe.

Filmi është quajtur si "një nga filmat më të këqij dhe më të shtrenjtë të realizuar ndonjëherë" nga Katie Walsh nga Tribune News Service, dhe aktualisht mban një vlerësim prej 37% në Rotten Tomatoes.

"Një nga filmat aksion më kaotikisht budallenj që torturon audiencën në shekuj," është shprehur Barry Hertz nga Globe and Mail për filmin.

“Gjithçka fillon të duket si një nga ato reklamat shumë të shtrenjta, shumë të përpunuara për një produkt pseudo-luksoz që nuk dëshironi ta blini – ndoshta një parfum apo ndonjë makinë”, shkroi Leslie Felperin nga Hollywood-i Reporter.

Ndërkohë Carla Hay nga Culture Mix e quajti filmin, 'Një rrëmujë jokoherente, e fryrë e mbushur me kthesa budallaqe të komplotit, dialogë të tmerrshëm dhe një mace dredhi që duket e rreme për pjesën më të madhe të filmit.

Ndërkohë performanca e Bryce nuk është mirëpritur duke u etiketuar si e "tmerrshme" nga Peter Bradshaw e The Guardian.

Megjithatë, disa nga kritikët edhe e kanë vlerësuar performancën e Bryce duke e vlerësuar si hirin e shpëtimtar të filmit.

Derisa për Duan ky është filmi i saj i dytë, pas Barbi-e, pati një sukses të hovshëm. /Zëri

Image

Image

 

Image