Blero: Njeriu është si e ka zemrën, nëse dëshiron rrëmujë - atë do ta ketë
Showbiz
February 01, 2024 - 13:29
Blero Muharremi është rikthyer ditën e djeshme (e mërkurë) në Big Brother VIP Kosova 2 për të qëndruar 24 orë.
Këngëtari i njohur ka hyrë së bashku me Alba Vukajn dhe me dy ish-konkurrentët Ardin dhe Mirdonin.
Ata kanë qëndruar tërë kohën bashkë, ku kanë bërë batuta të ndryshme.
Teksa po qëndronin në pjesën e kuzhinës, artisti bëri një deklaratë, siç tani njihet nga publiku.
“Rrëmujë është njeriu si e ka zemrën, nëse i pëlqen rrëmujë”, u shpreh ai.
Mirdoni nga ana tjetër iu tha banorëve që t’i shkruajnë këto fjalë pasi kur flet Blero, ia vë vulën.
I njëjti edhe sa ishte në shtëpi ka qenë shumë i pëlqyer nga publiku, ndonëse u komentua në masë të madhe deri në daljen me vetëdëshirë – shkak shëndeti mendor.