Klodian Duro pas përjashtimit nga “BBVA 3”: Deklaratë e gabuar, ndjesë për të gjithë publikun
Klodian Duro u përjashtua ditën e sotme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 3 pas një deklaratë të tij për dhunë ndaj bashkëshortes.
Trajneri dhe ish-futbollisti dha një deklaratë të rëndë e të papranueshme që njëherësh bie ndesh me rregullat e këtij formati.
Pas përjashtimit, ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë se ishte e gabuar.
Duro i kërkon falje edhe publikut si dhe iu uron suksese konkurrentëve brenda.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot.
Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqint rpretimit.
Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.
Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!.