Largimi i papritur nga Big Brother VIP Albania 3, reagon Drini Zeqo
Showbiz
January 18, 2024 - 16:30
Drini Zeqo u largua ditën e djeshme (e mërkurë) nga Big Brother VIP Albania 3.
Ai u detyrua ta linte përgjysmë garën për shkak të një urgjence familjare.
I njëjti ka reaguar me një postim pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ndonëse pati aludime të shumta, ai e konfirmoi se kishte të bënte me çështje familjare.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP””, u shpreh ai.
Gazetari e prezantuesi tutje theksoi: “Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”.
Drini për aq pak kohë sa qëndroi brenda rrëmbeu zemrat e publikut.