Këngëtari nga Kosova, favorit i publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2024 [video]

Këngëtari nga Kosova, favorit i publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2024 [video]

Showbiz December 21, 2023 - 15:02

Këtë javë ka nisur Festivali i Këngës në RTSH, ku si çdo vit do të zgjidhet edhe përfaqësuesi i Shqipërisë për Eurovision 2024.

Formula edhe këtë vit ka mbetur e pandryshuar, juria do të zgjedhë tri vendet e para, ndërsa për përfaqësuesin në Eurovision do të zgjedhë publiku përmes votës me SMS.

Tashmë publiku është njohur me garuesit e dy netëve gjysmëfinale, ndërsa të premten do të mbahet finalja e madhe, kur edhe do të zbulohen fituesit.

Pasi janë dëgjuar të gjitha këngët, befasia e këtij edicionit duket se është artisti kosovar, Luan Durmishi, i cili u prezantua me këngën “Përsëritja”, e që në sondazhet e faqeve të huaja të Eurovisionit është një prej më të preferuarve për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, shkruan Zeri.info.

Image
Sondazhi në Eurovisionworld.com

Kënga e Luan Durmishit, po ashtu është ndër më të dëgjuarat në kanalin zyrtar të RTSH-së në Youtube.

Përveç Durimishit, si përfaqësues të mundshëm po përmenden edhe Elsa Lila, Besa Kokëdhima, Vesa Luma & Big Basta dhe Mal Retkoceri.

Image
Sondazhi në Wiwibloggs.com

Kujtojmë se Eurovisioni i vitit të ardhshëm do të mbahet në Malmo të Suedisë. /Zëri