“Vëllai i Madh” merr një vendim për Ganiun dhe Shqipen pas përplasjes së tyre
Showbiz
December 08, 2023 - 22:29
Gani Gërmia dhe Shqipe Hysenaj kanë pasur një përplasje me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme (e premte).
Incidenti i tyre ndodhi në pak orë më parë, ku Shqipja kishte eskaluar në ofendime drejt Ganiut.
Humoristi e akuzoi se e kishte gjuajtur me kënaçe dhe i tha se konsiderohet sulm fizik.
Ata u sqaruan në spektakël dhe Shqipja i kërkoi Ganiut që të tërhiqet dhe ta lë alkoolin, pasi po e penalizon në lojë.
Në lidhje me këtë, ‘Vëllai i Madh’, ka vendosur që të marrë një vendim për të dy konkurrentët.
Banorët shkojnë në nominim për javën e ardhshme dhe ky ishte paralajmërimi i fundit për ta.
Ata theksuan mes tjerash se ishte një skenë e pahijshme dhe klipe që nuk është mirë t’i shoh publiku.