Sinan Vllasaliu lanson këngën më të re “Nan moj Nan” [video]
Showbiz
December 08, 2023 - 16:44
Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Vllasaliu ka lansuar këngën e tij më të re “ Nan moj Nan”, me tekst nga Ilir Berani dhe të orkestruar nga Wirusi.
“ Nan moj Nan” është një këngë që i këndohet mjaft bukur dhe me emocion dashurisë së humbur, zemrës së lënduar, sepse vet tematika e këngës në thelb është tradhtia në dashuri.
Përndryshe Sinan Vllasaliu prej vitesh i ka qëndruar besnik zhanrit dhe stilit të tij muzikor.
Ai edhe përkundër viteve në skenë, vazhdon të jetë po aq i pëlqyer nga publiku. /Zëri