Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shijojnë pushimet në alpet zvicerane

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito shijojnë pushimet në alpet zvicerane

Showbiz December 07, 2023 - 16:47

Çifti i famshëm, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, po shijojnë disa ditë pushimi në Zvicër.

Si destinacion kanë zgjedhur alpet zvicerane, një pjesë tashmë e frekentuar jashtëzakonisht nga VIP-at.

Dyshja, të cilët janë në pritje të një fëmije, po kalojnë një kohë të mrekullueshme bashkë.

Image

“Një ditë shumë e bukur”, ka shkruar moderatorja e Fan Club në kuadër të “Dancing With the Stars”.

Kiara dhe Luizi njoftuan se do të bëhen prindër për herë të parë pak javë më parë me anë të një kënge të titulluar “Frymë”.

Të shumta qenë komplimentet që pranuan në sesionin e komenteve nga miqtë e ndjekësit.

Image

Ata vlen të ceket se po presin një vajzë. /Telegrafi