Ndërprerja e transmetimit në BBVK, Alaudini sqaron: S’pati dhunë, pati probleme teknike

Ndërprerja e transmetimit në BBVK, Alaudini sqaron: S’pati dhunë, pati probleme teknike

Showbiz December 06, 2023 - 15:22

Ditën e sotme po komentohet jashtëzakonisht shumë lidhur me situatën e fundit në BBVK, ku po thuhet se transmetimi është ndërprerë për disa orë.

Madje po raportet se ka pasur edhe dhunë brenda shtëpisë, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë ka reaguar moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti.

Sipas tij, ndërprerja e transmetimit ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik në Artmotion.

Ky defekt ka errësuar dy kanale të platformës, por që pas intervenimit transmetimi është rikthyer pas një ore e gjysmë.

Aludimet për dhunë fizike i ka hedhur poshtë, teksa i ka cilësuar si të rreme.

Image