“Të ka rrahur babi shumë”, Buci kalon kufijtë në debatin me Azemin
Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është ngarkuar me tensione të reja pas një debati të ashpër mes dy prej banorëve, Azemit dhe Yllit, që duket se kanë shkuar përtej se një thjeshtë përplasjeje mendimesh.
Ngjarja e tensionuar filloi kur Azemi, i cili njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe paqartësia, hodhi një akuza të fortë kundrejt Yllit: “Mos më thuaj mua asgjë për femra kur vetë dridhesh”.
Komenti ishte i mjaftueshëm për të nxitur një përplasje verbale ku të dy palët nuk hezituan të shkëmbejnë fjalë të rënda.
Ndërsa debati eskaloi, Ylli iu drejtua Azemit me disa fjalë të rënda.
“T’ka rreh babi shumë”, u shpreh Ylli, një fjalë që tërhoqi jo vetëm vëmendjen e Azemit por edhe të banorëve të tjerë të shtëpisë.
Ky koment shkaktoi reagime të ndryshme në shtëpi, ku shumë nga bashkëbanorët e tyre dëshmonin se nuk ishin në pajtim me mënyrën e Yllit të adresimit të çështjeve kaq delikate dhe personale.