Iliriana ia thotë në sy Adrit: E kam provokuar Lumbardhin

Iliriana ia thotë në sy Adrit: E kam provokuar Lumbardhin

Showbiz December 05, 2023 - 12:06

Diskutimi mes Adrit dhe Ilirianës rreth lojës që kanë bërë me Shqipen ka vazhduar edhe pas spektaklit.

Teksa të dy kanë shijuar darkën me banorët e tjerë, Iliriana i tregoi Adrit se e ka provokuar Lumbardhin.

Ajo tha se shumë prej banorëve kanë rënë në kundërshtim me veten, pasi fillimisht kanë menduar se ajo është më temperamente, ndërkohë tani po thonë se nuk ka “guxim” të flasë pa i thënë Adri. /express