Partnerja i bën sërish një dedikim Bleros: Më mungon dashuri

Partnerja i bën sërish një dedikim Bleros: Më mungon dashuri

Showbiz December 04, 2023 - 17:41

E dashura e Blero Muharremit, e cila mbetet akoma misterioze, ka reaguar sërish në rrjete sociale.

Ajo ka bërë një postim në InstaStory me anë të së cilit i ka dedikuar një shkrim partnerit të saj.

E njëjta thotë se i mungon dhe se mezi po pret që të takohet me të.

Këngëtari i njohur nga ana tjetër e përmend shpesh në Big Brother, por që ende nuk ka zbuluar më shumë detaje për të.

Dihet se është shqiptare dhe se jeton në Zvicër, ndonëse akoma nuk ka publikuar fotografi të plotë me të.

Romanca e Bleros me partneren e re vjen pas ndarjes nga blogerja Afrona Dika, me të cilën ka qenë i martuar për disa vite.

Veç kësaj, Blero është baba i një vajze që e ndan me aktoren Teuta Krasniqi.

Image

Image