Mostransparencë me publikun, Santiana merr mesazh nga i dashuri në dhomën e rrëfimit?
Santiana Maloku gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale.
Kjo për faktin se i dashuri i saj nuk pranoi t’ia dërgonte as edhe një letër pas një videoje që qarkulloi me banorin Ylli Dervishi.
Derisa e fejuara e Bucit i dërgoi një letër dhe e takoi live, partneri i saj u tha se refuzoi të përgjigjej.
Megjithatë, një veprim i fundit i banores nga Gjakova ka lënë vend për dyshime të mëdha.
Ajo po fliste Besart Zenelin, teksa në një moment i tha që ‘mirë është’, edhe pse nuk kuptohej mirë.
Menjëherë pas këtij veprimi i erdhi një sinjal nga ‘Vëllai i Madh’, duke i thënë: “Santianë ndiz mikrofonin”.
Konkurrentja më pas u ndal dhe nuk tha asnjë gjë tjetër në lidhje me këtë, edhe pse u komentua gjerë e gjatë nga përdoruesit e internetit.
@londontv1 ë original sound - London TV