Kurti pret në takim Ritën dhe bashkëshortin e saj: Faleminderit që po na bën krenar të gjithëve [video]
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim, në nderë të ditëlindjes së saj, këngëtaren e njohur nga Prishtina, Rita Ora.
Ajo, tek kryeministri Kurti, u pa e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Me këtë rast, kryeministri Kurti shprehet se Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re, duken pa kufi rreth fushës së artit.
”Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititit sot ne ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, ka shkruar Kurti në mbishkrimin e videos të publikuar në platformën "X", përcjell Zeri.info.
Mirëpo, në video, Kurti dëgjohet duke e falënderuar Rita Orën.
“Faleminderit që po na bën krenar si popull dhe si shtet. Kjo ishte një e diel e paharruar për mua”, dëgjohet duke thënë Kurti.
Në këtë video, po ashtu Rita tregon se vitin tjetër do të finalizohet një projekt, përderisa bashkëshorti i saj, Taika, kishte vetëm fjalë të mira për Kosovën dhe popullin në vizitën e tij të parë në vendlindjen e bashkëshortes së tij. /Zëri
.@RitaOra has reached the highest heights of success and recognition worldwide while always honoring her roots and culture back home. It was an honor to host her and @TaikaWaititi today on her birthday. Kosova, the UK, and New Zealand seem without boundaries in the face of art. pic.twitter.com/ZaHJcFqJTT
— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2023