Joe Biden feston 81-vjetorin, presidenti më i vjetër i SHBA-së në detyrë
Presidenti amerikan Joe Biden feston sot (20 nëntor) ditëlindjen e 81-të, duke shënuar kështu edhe një rekord si presidenti i parë i vendit në detyrë, në këtë moshë, ndërkohë që mosha ngre pikëpyetje për të ardhmen e tij politike.
Kur mori presidencën në vitin 2021, Bideni ishte 78 vjeç, ndërsa ai e ka bërë të ditur tashmë se synon të fitojë sërish presidencën në vitin.
Bideni është personi më i moshuar që ka shërbyer si komandant i përgjithshëm në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nëse ai kërkon rizgjedhjen në vitin 2024 dhe fiton, do të jetë 86 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë.
Sidoqoftë, në partinë e tij, ka shumë zëra që thonë se do të donin që Bideni të tërhiqej për t’i hapur rrugë një gjenerate të re lidershipi.
Një sondazh i fundit i institutit Siena në gjashtë shtete kyçe të SHBA-së i publikuar në New York Times nxori në pah se 71% e votuesve e konsiderojnë Bidenin shumë të vjetër për të qenë president.
Vetëm 39% kishin të njëjtën pikëpamje për Donald Trump, i cili, në moshën 77-vjeçare, nuk është shumë më i ri se Bideni.