Linda Halimi: Shpesh i them burrit kënaqi sytë kur sheh ndonjë femër të bukur
Showbiz
November 19, 2023 - 23:20
Konkurrentët kanë pasur së fundmi një debat rreth xhelozisë në Big Brother VIP Kosova 2.
Në lidhje me këtë ka folur Linda Halimi, e cila thotë se nuk xhelozon pa ndonjë arsye.
Këngëtarja e njohur theksoi se shpesh kur sheh ndonjë femër të bukur, ia bën burrit të saj që ta shikojë.
“Unë pa arsye nuk xhelozoj, besom që jo. Përkundrazi, unë burrit shpesh i them shikoje sa e bukur është. Është në rregull nëse e shikon, kënaqi sytë, unë e di që nuk vrapon pas saj”, u shpreh Halimi.
Artistja nga Vitia tutje shtoi: “Nuk do të thotë, me ia ngul sytë 40 minuta, por vetëm me e pa”.
Linda ndërkohë ka bërë disa deklarata e akuza që janë diskutuar mjaft shumë në këtë shtëpi.
Ajo i bëri disa akuza kundrejt Bleros, ndonëse u mohuan nga vet artisti.