“Dance the Night” e Dua Lipës nuk lëviz nga Top 10 e “Billboard Charts”

“Dance the Night” e Dua Lipës nuk lëviz nga Top 10 e “Billboard Charts”

Showbiz October 03, 2023 - 10:49

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po lëkund top-listat me këngën “Dance the night” e nuk është për t’u habitur që po vazhdon të qëndrojë në top 10-she.

Vokali i fuqishëm i Dua Lipës sjell kaq shumë energji, duke e bërë atë një hit të menjëhershëm.

Artistja është rreshtuar në 10-shin e listës së “Billboards” së bashku me Taylor Swift, Doja Cat e shumë artistë të tjerë të mrekullueshëm.

Image

Kjo këngë është bërë “himn” i përkryer për të kërcyer në çdo festë, duke mos lëvizur nga “Top Charts” për nëntë javë rresht.

Artistja ka treguar shumë pasion e profesionalizëm sa i përket karrierës si artiste, duke sjelle hite të njëpasnjëshme, e përveç kësaj ajo ka treguar së fundi edhe anën tjetër si aktore.

Para ca ditësh është publikuar traileri i filmit “Argylle” nga regjisori Matthew Vaughn, në të cilin Dua luan rolin e së dashurës së Henry Cavill, e sigurisht duke shkëlqyer me paraqitjen e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)