Usher do të performojë në “Super Bowl 2024”

Usher do të performojë në “Super Bowl 2024”

Showbiz September 24, 2023 - 23:28

Artisti i njohur amerikan, Usher është konfirmuar si artisti që do të performojë në shfaqjen e pjesë së parë të “Super Bowl 2024” që do të mbahet në Paradise, Nevada.

NFL, Apple Music dhe Roc Nation e konfirmuan lajmin përmes mediave sociale të dielën (24 shtator) në një video ku shfaqet këngëtari i “Confessions” dhe Kim Kardashian.

“Është një nder i jetës që më në fund të shënoj një performoancë të Super Bowl nga lista ime e dëshirave”, tha Usher në një deklaratë.

“Mezi pres t’i sjell botës një shfaqje ndryshe nga çdo gjë tjetër që ata kanë parë nga unë më parë”, shtoi artisti.

Ai tutje falënderoi fansat e tij dhe të gjithë ata që i dhanë këtë mundësi, shkruan PageSix.