Shkenca shpalli gruan që ka nofullën më të bukur në botë
Shkencëtarët belgë Maurice Mommaerts dhe Robbert Cleymaet kryen kërkime për të përcaktuar se cila grua ka nofullën më të bukur sipas raportit të artë.
Pjesëmarrësve të anketës iu kërkua të vlerësonin pjesë të ndryshme të nofullave të 53 grave të famshme. Pas kësaj, ata zbuluan se modelja amerikane Gigi Hadid ka një nofull pothuajse perfekte prej 141.9 gradë (nga profili), që është shumë afër këndit “perfekt” prej 142 gradësh (sipas raportit të artë).
Rezultatet e hulumtimit u publikuan në Journal of Cranio-Maxillo-Facial Surgery.
“Është e mahnitshme se si ndryshimet relativisht të vogla në vijën e nofullës së një gruaje mund të kenë një ndikim kaq të madh në atë që ne e shohim tërheqëse. Pandemia ka intensifikuar takimet në internet dhe njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për pamjen e tyre të fytyrës”, thanë studiuesit.
Gratë e famshme që gjithashtu shënuan shumë në anketë përfshijnë Miley Cyrus, Amber Heard, Brigitte Bardot, Irina Shayk, Stella Maxwell, Jessica Stem dhe Kate Moss.
Disa njerëz besojnë se ky lloj hulumtimi mund të ketë pasoja negative sepse gratë mund të fillojnë të shkojnë masivisht në operacionet e nofullës sepse duan t’i afrohen “përsosmërisë fizike”./abcnews