Gisele flet për ndarjen nga Tom Brady pas 13 vitesh: Ishte shumë e vështirë për familjen time
Gisele Bundchen ka dhënë një intervistë të plotë dhe ka folur për Tom Brady, por edhe divorcin e tyre.
Modelja dhe lojtari i NFL u ndanë pas 13 vitesh martesë. “Ishte shumë e vështirë për familjen time. Ishte shumë vështirë, në çdo fushë të jetës sime”, tha ajo për People.
“Me gjithë këto kthesa të ndryshme që merr jeta, gjithçka që mund të bëjmë është më e mira që mundemi, duke pasur parasysh atë që po ndodh në mjedisin tonë,” shtoi ajo.
Më pas Gisele shpjegoi se si arriti të gjente gjëra që e bënin të ndihej e fortë. Mirëpo, ndër të tjera ka hequr dorë nga alkooli.
“Vetëm pasi mbusha 40 vjeç, ndjeva një ndryshim të madh mes kohës kur pija një gotë verë dhe kur nuk duhej ta pija atë gotë. Është shoqërisht e pranueshme të pish një gotë verë. Epo, nuk është e shëndetshme për mua”, shpjegoi modelja. /abcnews
Gisele Bündchen looked back on one of the most challenging periods of her life nearly one year after her divorce from Tom Brady: https://t.co/sTrniOWDWo pic.twitter.com/SOsNOYUrHp
— E! News (@enews) September 19, 2023